Ai mbërriti në Shtetet e Bashkuara rreth 30 vite më parë dhe e nisi punën e tij si pastrues në Burger King. Ndërsa shumë vite më vonë, emri i tij do të propozohej nga administrata e Trump të rikthehej si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Bëhet fjalë për kandidatin republikan për guvernator i Konektikatit, Piter Lumaj. Të hënën Lumaj bëri publik propozimin që iu bë për të pasuar Donald Lu në detyrë.

"M’u ofrua një punë si ambasadori i ardhshëm i Shqipërisë për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara” tha Lumaj në një aktivitet të republikanëve. “E refuzova sepse mendoj se mund të shërbej shumë më mirë këtu sesa jashtë." e citojnë mediat lokale.

Lumaj nuk tha se kur iu bë oferta nga administrata Trump dhe po ashtu refuzoi t’i përgjigjej gazetarëve për detaje të tjera.