Një fëmijë rreth 2 vjeç është duke luftuar me jetën pasi ka pirë një pastrues të lëngshëm me përmbajtje acidi, që përdoret për zhbllokimin e lavamanëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kretë, ndërsa kanë qenë prindërit ata të cilët e kanë parë fëmijën pasi e kishte pirë lëngun pastrues dhe më pas e kanë transportuar në spital.

Mjekët kanë deklaruar se gjendja e vogëlushit është tejet kritike dhe se ndodhet në intubim.