Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Samaticë të Beratit, ku një 4-vjeçar është përplasur për vdekje nga makina.
Në pamje duket se si makina përplasi të miturin, e identifikuar me inicialet G.O.
Ai po kalonte rrugën duke ndjekur xhaxhanë e tij, i cili ishte në një market në anën tjetër.
Drejtuesi i makinës doli menjëherë dhe e mori në krahë për ta futur në makinë dhe e ka dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por fatkeqësisht, i mituri ka ndërruar jetë.
Shoferi është identifikuar si Ramazan Gjozi, 46 vjeç.