Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në burgun e Peqinit. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Andi Gjoci.
Nuk dihet ende se nga çfarë ka ndërruar jetë i paraburgosuri, ndërsa pritet një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.
Gjoci ishte arrestuar për veprën penale të vjedhjes. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për “arrest kardiak”.