Një tragjedi u regjistrua në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit në SHBA, kur një aeroplan i Frontier Airlines goditi një person që po ecte në pistë, duke e vrarë atë.

Linja ajrore Anjoftoi se avioni po nisej nga Denveri kur goditi një këmbësor në pistë gjatë ngritjes. Për shkak të përplasjes,u zbulua tym në kabinë dhe pilotët ndërprenë ngritjen.

Pasagjerët u evakuuan më pas në mënyrë të sigurt përmes rrëshqitëseve në aeroplan si një masë paraprake. Fluturimi për në Los Angeles mbante 224 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit.