2 fëmijë të mitur janë nxjerrë lakuriq në rrugë.

Pamjet e rënda vijnë nga Durrësi, ku dy të miturit, jo më shumë se 3 vjeç, janë fotografuar pranë Gjykatës së qytetit.

Sipas dëshmitarëve, ata përdoren nga familjarët e tyre për të lypur para.

Personi i rritur që shihet në foto, kalimtar i rastit, i ka marrë nga rruga dhe vendosur në trotuar të vegjlit.

Edhe më e rëndë bëhet ngjarja, kur në pamje pranë tyre shquhet fare mirë një furgon policie.

Në zonë, sidomos prej faktit se është gjykata pranë, efektivët e policisë nuk mungojnë, por askush nuk e di pse asnjë prej tyre nuk veproi për të ndaluar abuzimin e fëmijëve.

Ky është rasti i fundit i bërë mediatik, por rastet e shfrytëzimit të fëmijëve për fat të keq nuk janë kaq dhe të pakta.

Teksa e gjithë kjo ndodh para syve të të gjithëve, Shërbimi Social hesht, ose më e keqja nuk ka asnjë informacion se çfarë ndodh në terren.