Një burrë ka humbur jetën për shkak se është rrëzuar në banesë.

Burime nga policia bëjnë me dije për noa.al, rreth orës 17:00 , shtetasi Th. P., 61 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të gjitha të dhënat e deritanishme flasin për ngjarje aksidentale.