Futbolli është burim i mirë i të ardhurave, por familja është më e rëndësishme se çdo punë.

Edhe Federico Valverde është i vetëdijshëm për këtë.

Mesfushori i njohur i futbollit prej disa kohësh po kalon një gjendje të vështirë psikologjike për shkak të një tragjedie familjare që i ndodhi.

Mediat e huaja spekulojnë se partnerja e Valverdes, Mina Bonino, së fundmi ka humbur një fëmijë dhe se futbollisti uruguaian e ka të vështirë ta përballojë situtatën.

Ai luajti në Kupën e Mbretit kundër Altetico Madrid të enjten dhe kur u zëvendësua shtrëngoi kokën në agoni për shkak të gjithçkaje që i kalonte në mendje.

Mësohet se Valverde ka kërkuar disa ditë pushim dhe nuk përjashtohet mundësia që të humbasë disa nga ndeshjet e ardhshme të Realit apo thjesht t’i shikojë ndeshjet nga pankina.