Vdekja e 52-vjeçarit Arben Kurmeka, i cili humbi jetën paraditen e sotme, pasi nga kamioni me të cilin punonte kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri, që e zunë poshtë, ka tronditur anëtarët e PD dega Durrës.

Në faqen zyrtare të kësaj të fundit është publikuar një mesazh ngushëllimi për “nje prej anetareve te oreve te para dhe nje prej drejtuesve te saj me aktive, nje ze i fuqishem ne luften per demokraci“.

Postimi i plotë:

Mesazh ngushellimi!

Sot me dhimbje te madhe mesuam lajmin e trishte te ndarjes nga jeta parakohe, te Arben Kurmekes, antetar i kryesise se Partise Demokratike Dega Durres.

Partia Demokratike Dega Durres humbi nje prej anetareve te oreve te para dhe nje prej drejtuesve te saj me aktive, nje ze i fuqishem ne luften per demokraci.

Arbeni spikati ne punen dhe aktivitetin e tij si nje njeri i perkushtuar, me integritet e qendrestar, si nje atdhetar i mire dhe antikomunist pakompromis.

Me kete rast i shprehim ngushellimet me te ndjera familjareve, miqve e te afermve te tij per humbjen e parakohshme te njeriut te tyre te shtrenjte.

T’u prehte shpirti ne paqe Ben!

Do na mungosh mik i shtrenjte!

Një reagim e ka bërë edhe Oerd Bylykbashi, i cili e kujton të ndjerin si një mik të mirë, “demokrat i paepur, nuk do të harrohet buzëqeshja jote, angazhimi me zemër e pa u kursyer”.

Postimi i plotë:

Ben, ike e na le trishtim të madh. Mik i mirë, demokrat i paepur, nuk do të harrohet buzëqeshja jote, angazhimi me zemër e pa u kursyer. I paharruar kujtimi e kontributi yt Arben Kurmeka! U prehsh në paqe!