Ylli indian i sportit të cricket, Rishabh Pant i shpëtoi për mrekulli një aksidenti në orët e para të mëngjesit së të premtes teksa ishte duke udhëtuar në autostradën e veriut të Indisë.

25-vjeçari humbi kontrollin e automjetit i cili pasi doli nga rruga bëri disa rrotullime për të përfunduar më pas në flakë.

Një aksident i frikshëm, por që për fat të mirë nuk i shkaktoi dëme thelbësore Pant i cili ishte në gjendje të vetdijshme ndërsa iu drejtua menjëherë spitalit për të kryer ekzaminimet e nevojshme, aty ku rezultoi se problemi më i madh ishte këputja e ligamentit të gjurit.

Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se Pant ishte duke udhëtuar drejt shtëpisë së tij për t’i bërë një surprizë të ëmës për festat e fundvitit.