Teuta ka fituar përballë Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në Korçë, përfundoi 2-3 në favor të durrsakëve, të cilët triumfuan me përmbysje. Pas kësaj sfide, ka folur trajneri i Teutës, Edi Martini.“Të shënojmë janë pjesë që ne i punojmë edhe në stërvitje. E filluam keq ndeshjen, kishim shumë probleme nga krahu i djathtë për shkak të Rashicës. 25 minutat e para vuajtëm, por më pas ishim ne më tepër në qarkullimin e topit. I përgëzoj çunat për mënyrën e intepretimit të ndeshjes.
Kur u bë goli i 3-të menduam se u mbyll ndeshja, por sikur të kishte pasur edhe pak minuta lojë, Skënderbeu mund të barazonte, pasi ne gabuam në fund. Nuk kemi akoma në gjendje optimale Peposhin dhe them që me kalimin e ditëve do të jetë një forcë e shtuar. Dua të falenderoj Tomën dhe Preknicën për ndeshjen e sotme.Ne kemi ardhur nga ndeshja e Elbasanit që ishte shumë e dobët, më pas me Partizanin që ishim pak më mirë, ndërsa sot ishim rritur akoma më shumë. Toma bëri mjaft mirë dhe unë e them që kam shumë besim te këta djem. Jemi më mirë se sezonin e shkuar”, tha Edi Martini.