Gjatë forumit ekonomik të mbajtur ditën e sotme në Shkup midis kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, gazetari Furkan Saliu ka pasur mundësinë të fliste për pak sekonda me Ramën, ku ky i fundit ka shpërthyer në ofendime ndaj tij.

Furkan Saliu tregon si shpërtheu në të shara Rama kur i kishte thënë që forumi ju duk si një mini-Jugosllavi.

Kryeministri shqiptar nuk i ka kursyer ofendimet “injorant” ndaj gazetarit maqedonas, ndërkohë në fund të bisedës e ka pyetur nëse do një intervistë ekskluzive në mënyrë që të mos e kuptonin gazetarët e tjerë se po e ofendonte.

Postimi i Furkan Saliut:

Për shkak të distancës mikrofoni nuk ka kap gjithçka që më tha dhe i thash Ramës, po që po mundohem pak a shumë tua shpjegojë situatën.

Konferenca për media doli që nuk ishte për media po për televizionet private të Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, dmth televizionet publike.

Iu thash në anglisht të treve se kjo po duket mu ashtu siç e tha Rama, mini-Jugosllavi, pa liri të shprehjes.

Kjo si duket e preku më së shumti Ramën

E pastaj filloi “biseda”…

Rama: Ti je një injorant!

F.S: Injorant Gashi?

Rama: Çfarë rinie jeni ju? Injorantë!

F.S: Nuk e di se a unë jam injorant apo ju arrogant?

Rama: Pse arrogant? Po e them të vërtetën, je injorant!

F.S: Ju ekspert injorantes, i njihni në shikim të parë, me shumë gjasa jeni të rrethuar me injorantë

Afrohen gazetarët, fillojnë të interesohen se për çfarë po flasim dhe Rama e ngrit zërin…

Rama: Nëse do intervistë ekskluzive..?

F.S: Jo faleminderit