Ekspertët e shëndetit publik ngrenë shqetësimin se fëmijët nuk po vaksinohen kundër fruthit. Janë prindërit ata që hezitojnë pasi dyshojnë se vaksina mund të shkaktojë autizëm edhe pse shkencërisht kjo lidhje nuk është vërtetuar.

Kemi ulje të vaksinimit në moshën 1 vjeç. Për arsye të cilat nuk janë të duhura prindërit shpesh herë shtyjnë vaksinimin ndaj fruthit”, tha Silva Bino, Shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, sipas së cilës, nëse vaksina nuk kryhet, pasojat te fëmijët mund të jenë të rënda.

Bino tregon se kur duhet të kryhet kjo vaksinë ndërsa ka edhe një thirrje për prindërit:

Është e rëndësishme të kryhet rreth moshës 1 vjeç sepse në këtë moshë u bie dhe imuniteti që fëmijët trashëgojnë nga nëna. Janë të rrezikuar për t’u infektuar nga fruthi dhe forma të rënda të tij”.

Shqipëria ndër vite është përballur me shpërthime të fruthit. Përveç infektimit sëmundja ka shkaktuar edhe viktima.