“Policia e Shtetit të hapë sytë”. Është ky alarmi që eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço ngre, duke paralajmëruar autoritetet që të jenë më vigjilentë me platformës Netflix, në të cilën ndodh shkëmbimi i mesazheve mes grupeve kriminale.

Karamuço, në një postim në Facebook, shkruan se taktikat e reja kriminale kanë përfshirë dhe Netflix, duke bërë që mesazhet e banditëve të përcillen nga Ekuadori, në Hollandë e më pas në Tiranë përmes kësaj platforme.

Postimi i Karamuços:

Policia e Shtetit të hapë sytë. Studimet e reja mbi taktikat kriminale kanë përfshirë edhe Netflix në llogaritë e komunikimit midis grupeve keqbërëse. Logove të një llogarie në Netflix nuk ju shkruhen emrat, por mesazhet e banditëve. Njëri në Ekuador, tjetri në Hollandë dhe i fundit në Tiranë janë shumë komod të komunikojnë pa u pikasur fare.