Një sasi e pa përcaktuar lëndë eksplozive i është vendosur një automjeti tip “Audi”, në pronësi të një 61-vjeçari të dënuar për vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Milot, Kurbin, gjatë ditës së djeshme. Policia bën me dije se pronari i mjetit, është shtetasi me iniciale N.K., i dënuar më parë për vrasje.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por është dëmtuar vetëm automjeti në pjesën e përparme të tij.

“Më datë 18.07.2017,  në Fushë Milot, Kurbin, në automjetin “Audi” në pronësi të shtetasit N.K. 62 vjeç, (i dënuar më parë për vrasje), kanë vendosur lëndë eksplozive, nga shpërthimi i së cilës ka pësuar dëmtime vetëm automjeti në pjesën e përparme të tij. Nuk ka të lënduar në njerëz”, informon policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave të ngjarjes si dhe për dokumentimin e arrestimin e autorëve.