Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti, anijet e specializuara tregtare kanë transportuar nga porti i Durrësit 2.232 kontejnerë TEU më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2016. Numri i përgjithshëm i kontejnerëve TEU të përpunuar në katër muaj arrin në 33.520 gjithsej.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, gjatë katër muajve të parë të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 59 anije me kontejnerë gjithsej. Mallrat e eksportit zënë 50.95 përqind të volumit të përgjithshëm të mallrave të përpunuara, ndërsa pjesën tjetër e zënë importet.

17.079 kontejnerë TEU të përpunuar i përkasin mallrave të eksportit nga Durrësi drejt porteve të tjera, ndërsa 16.441 kontejnerë të tjerë TEU kanë mbërritur me mallra importi.

Anijet e kontejnerëve vijnë ose i drejtohen kryesisht porteve të specializuara në Gioia Tauro (Itali), në Maltë dhe Kastiglione (Spanjë).