56-vjeçari Rocco Morabito, i konsideruar si një nga trafikantët më të rëndësishëm ndërkombëtar të drogës, është ekstraduar në Itali.

Bosi i Ndraghetas ishte arrestuar në Brazil më 25 maj 2021 gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë braziliane dhe asaj italiane, të ndihmuara edhe nga agjencitë amerikane DEA dhe FBI.

Rocco Morabito u ekstradua sot në Romë dhe duhet të vuajë një dënim prej 30 vitesh. Ai konsiderohej nga autoritetet italiane si një nga më të kërkuarit me rrezikshmëri të lartë dhe emri i tij ishte përfshirë në listën e Ministrisë së Brendshme të Italisë për operacionet e kërkimeve speciale për kapjen e të kërkuarve.

Morabito qëndronte i fshehur në João Pessoa të Brazilit së bashku me një tjetër anëtar të Ndraghetas që ishte në kërkim.