Policia ka dhënë detaje të reja nga ekzekutimi i Kristian Markut mbrëmjen e sotme në afërsi të Novoselës në autostradën Vlorë-Fier. Sipas policisë menjëherë pas krimit autorët kanë braktisur mjetin e tyre tip “Golf”, i cili është gjetur i djegur. Bëhet me dije se targat e automjetit tip “Golf” janë denoncuar të vjedhura më herët.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me vrasjen me armë zjarri të shtetasit K. M., në autostradën Fier-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Kripa”, është gjetur i djegur automjeti tip “Volkswagen Golf”, i dyshuar i përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Nga verifikimet paraprake, rezulton se targat e automjetit tip “Golf” janë denoncuar të vjedhura më herët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe këqyrjen e automjetit të djegur për të siguruar çdo gjurmë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Burime policore bëjnë me dije se 30-vjeçari Marku është vrarë në një pritë. Autorët dyshohet se kanë patur dijeni mbi lëvizjet e 30-vjecarit dhe e kanë qëlluar atë me kallashnikov ndërsa ndodhej në mjetin e tij Wolksvagen