Tragjedia “Elektra”, vënë në skenë nga teatri shëtitës “Çajupi” vjen për publikun durrsak në teatrin “Aleksandër Moisiu” këtë fundjavë, në datat 2, 3 dhe 4 shkurt.

E bazuar në tekstin e Sofokliut, tragjedia e antikitetit me regji të Kiço Londos na tregon historinë e Elektrës, fëmijë i etur dhe paduruar, e cila kërkon hakmarrje për vrasjen e babait të saj. Përmes temave të drejtësisë, familjes dhe hakmarrjes, shfaqja eksploron pasojat e zemërimit të pakontrolluar dhe fuqinë e faljes. Shfaqja është një tërbim emocional dhe fizik. Moderniteti vjen jo nga teknologjia e lartë, por nga primitiviteti ekstrem dhe ambicioz.

Trupa e shkëlqyer e aktorëve Laura Nezha, Alert Çeloaliaj, Gladiola Harizaj, Denisa Demaj, Engjëll Hoxha, Gert ferra, Kevin Rrapaj, Medi Gurra, Asiana Koka, Melisa Manuka, Suela Prendi dhe Greta Baci sjellin shfaqje elektrizuese.

Shfaqja do të lëvizë nëpër rrugën “Egnatia” që lidhte Romën me Lindjen, duke nisur nga Durrësi si porta hyrëse e rrugës “Egnatia” për të mbaruar me Kostandinopojën në Selanik e Athinë.