Policia italiane ka zhvilluar një operacion të madh antidrogë, ku në pranga kanë rënë 16 persona, mes tyre edhe 4 shqiptarë.

Sipas mediave italiane, në operacionin e koduar “La Valletta”, morën pjesë shumë forca policore dhe hetues. Në vazhdën e këtij aksioni, janë sekuestruar 423 kg drogë, për të cilin dyshohet se janë implikuar shtetas me nënshtetësi italiane, malteze dhe shqiptare.

Sipas medias lasiciliaweb, droga dyshohet se vinte nga Shqipëria e Malta e më pas, shpërndahej në zonën e Siçilisë dhe Lombardisë në Itali.

Shqiptarët e arrestuar në kuadër të këtij operacioni janë Fatjon Kuka, Emiljano Hoxhaji, Eriseld Hoxhaji dhe Ledi Hoxhaji. Tre shqiptarët Emiljano, Eriseld dhe Ledi Hoxhaji kishin marrë përsipër sigurimin e mallit të sjellë nga Shqipëria.

Ato më pas, ia shisnin personave të tjerë në Itali drogën e siguruar. Nuk bëhet e ditur sesi ra në gjurmët e policisë ky grup kriminal, por ajo që nënvizohet, është fakti se hetimet janë zhvilluar në harkun kohor të disa muajve.