Bashkia e Durrësit ka publikuar emrat e 5 kandidatëve që më 20 prill do të garojnë për postin e përgjegjësit të Tregut Agro-Bujqësor.

Në të njëjtën kohë, bashkia sqaron se duke qenë se përzgjedhja e kandidatëve nga dy procedurat Lëvizje paralele dhe Ngritje në detyrë dështoi për shkak se nuk pati persona të interesuar, kandidatët tashmë vijnë nga jashtë shërbimit civil.

Emrat e 5 kandidatëve në garë janë:

Artan Hysa

Daniel Lyla

Flamur Kola

Ketrina Sota

Lutfi Driza

Konkurimi do të zhvillohet më datë 20.04.2022 në ambjentet e Bashkisë Durrës, në orën 10.00. Rezultatet e konkurimit do të dalin më datë 27.04.2022.