Janë identifikuar dy shqiptarët qe mbetën të vdekur dje në Itali, pas një aksidenti tragjik. Sipas mediave italiane, rreth orës 18.00, në kryqëzimin e rrugëve “Melona” e “Capannaguzzo” në Cezena, janë përplasur dy automjete, një furgon dhe një kamion me rimorkio.

Sot, mediat italiane raportojne se viktimat e identifikuara jane shtetasit shqiptarw Dritan U., i cili ishte prej vitesh banor në Montesilvano. Ndërsa tjetri eshtë identifikuar si Ilir S. 39 vjeç, banues në qytezën Bellaria.