Katër shqiptarë mes tyre edhe një vjazë janë arrestuar nga autoritetet grke pasi akuzohen për një grabitje me dhunë dhe armë, e cila ka ndodhur në prill në Thermo, Etoli Akarnania, në Greqi. Të akuzuarit janë Romeo Qosja, Lefter Toci, Mariol Toska dhe Fatbardha Shehi.
Ndaj tyre është ngritur procedim penal për tentativë grabitjeje seriale të armatosur dhe të dhunshme. Mësohet se gjatë tentativës së grabitjes, tre burrat kishin hyrë në shtëpinë e një çifti, të cilin u përpoqën ta grabisnin duke i kërcënuar ata me armë dhe duke përdorur dhunë ndaj tyre.
Mediat greke shkruajnë se gjatë grabitjes, të akuzuarit u vunë re nga djali i çiftit dhe u larguan me shpejtësi. Njëri prej tyre, qëlloi dy herë në ajër por nuk pati të lënduar. Fillimisht policia greke arrestoi Fatbardha Shehin, e cila u gjet në kryqëzimin Sykia , ndërsa dy të akuzuarit e tjerë u fshehën në bagazh dhe u arrestuan.
Në të njëjtën kohë, i akuzuari i katërt u gjet në një shtëpi me qira. Gjatë kontrollit policia greke gjeti dhe sekuestroi, një pushkë luftarake me një qytë të ndarë, me dy karikatorë, të lidhur me shirit izolues, që përmbante 57 fishekë, si dhe sende veshjesh u gjetën nga policia dhe u konfiskuan.





