Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama prezantoi edhe ministrat e rinj të mandatit të dytë qeverisës.

Sipas tij, nga eksperienca e kaluar tregoi se vendi ka nevojë për një qeveri më të vogël me 14 ministri.

Qeveria Rama 2 do të jetë e ndarë 50% burra dhe 50% gra.

Kryeministër – Edi Rama

Zv/kryeministre – Senila Mesi

Ministër shteti për Diasporën – Pandeli Majko

Ministër shteti për sipërmarrjet – Sonila Qato

Ministër i Jashtëm – Ditmir Bushati

Ministër i Brendshëm – Fatmir Xhafa

Ministër i Mbrojtjes – Olta Xhaçka

Ministër i Drejtësisë – Etilda Gjonaj

Ministër i Kulturës – Mirela Kumbaro

Ministër i Ekonomisë, Financave, e Punës – Arben Ahmetaj 

Ministër i Arsimit, Rinisë, Sportit – Lindita Nikolla

Ministër i Shendetësisë, Kujdesit social – Ogerta Manasterliu

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – Damian Gjiknuri

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit rural – Niko Peleshi

Ministër i Turizmit dhe Mjedisit – Blendi Klosi