Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “24 Maji”, në Vlorë, ku pas një sherri me thika mes disa personave kanë mbetur të plagosur babë e bir.

Bëhet fjalë për 60-vjeçarin Xhevdet Braushi dhe 30-vjeçarin Albion Braushi.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, mësohet se, 60-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa raportohet se i biri është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, autorët e ngjarjes janë arratisur nga vendngjarja.