Një tjetër rast i trafikut të drogës me postë nga SHBA në vendin tonë, është zbuluar nga policia.

Gjatë operacionit policor të koduar “California” ranë në pranga Skënder Vata, 27-vjeç dhe Jurgest Luzi, 24-vjeç, të dy banues në Kamëz.

Sipas burimeve, Skënder Vata, dërgoi për të marrë sasinë e drogës Jurgest Luzin.

3 kg e 200 gramë cannabis me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe 2 celularë janë sekuestruar nga policia.