Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili u paraqit me plagë në trup në spitalin e Lushnjës.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 37-vjeçari Arens Monka është vetëplagosur aksidentalisht, në automjet, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje. Për të penguar zbulimin e së vërtetës, ky shtetas ka deklaruar në spital, se është dëmtuar aksidentalisht me mjet prerës.
Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, në pranga ranë vëllai dhe shoku i tij, Igli Monka dhe Florjon Veliu, pasi fshehën automjetin ku dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht, 37-vjeçari.
Gjatë kontrollit në automjetin e gjetur nga Policia, u gjetën dhe sekuestruan 2 fishekë dhe 1 predhë armësh zjarri.