Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bergamo të Italisë, pasi është kapur me lëndë narkotike.

Gjatë operacionit të zhvilluar më Condemondo, në banesën e shqiptarit iu gjetën 112 doza kokainë e ndarë në kavanoza qelqi gati për t'u trafikuar si dhe peshore, telefona celularë dhe 1 300 euro para të gatshme.

Arbri Tota 26 vjeç, pasi ka zbritur nga makina pranë varrezave në Condemondo dhe ka lënë një kavanoz në një mur aty afër, ndërsa më pas është larguar me shpejtësi.

Policia e ndoqi dhe pa se ai bënte të njëjtin veprim, duke lenë një tjetër kavanoz pranë një shkurreje tjetër.

Pas kësaj policia ndërhyri dhe e kapi mat shqiptarin, ndërsa ushtroi kontroll në banesën e tij.