Një shqiptar është dënuar me 9 vjet burg në Mbretërinë e Bashkuar, për organizimin e kalimit me gomone në Kanalin Anglez, të emigrantëve nga Franca veriore. 

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se Mustaf Cunaj, 41 vjeç, ishte një nga disa personat me bazë në Mbretërinë e Bashkuar të lidhur me një bandë kontrabande njerëzish që mendohet të ketë sjellë rreth 10,000 njerëz në vend. 

Kreu i bandës, Hewa Rahimpur, u burgos me 11 vjet në Belgjikë në tetor për mbikëqyrjen e operacionit, i cili shtrihej nga Turqia në Belgjikë dhe Francë. 

Disa anëtarë të tjerë të bandës morën dënime me burg që varionin nga 30 muaj deri në 10 vjet. 

Cunaj u burgos pasi parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar miratoi të hënën planet e diskutueshme të qeverisë për të deportuar në Ruandë emigrantë pa dokumente, si pjesë e një goditjeje ndaj kalimeve me “varka të vogla”. 

Hetuesit e lidhën atë me të paktën 31 kalime, duke përfshirë edhe për fëmijët në moshën pesë vjeçare. 

Ai pranoi se kishte komplotuar për të lehtësuar imigracionin e paligjshëm dhe u dënua në Gjykatën Kingston Crown.