Mond Gjoka është personi dyshohet se është vetëplagosur armë zjarri gjatë natës në Lezhë.

Raportohet se ai është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, Mond Gjoka ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

45-vjeçari, banues në Rraboshtë, u paraqit i plagosur në spitalin e Lezhës dhe më pas u transportua tek Trauma.

Njoftimi i policisë:

Ne spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Mondi Gjoka, 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë.

Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi Mondi Gjoka, është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.