Nikolin Marku,(Lekstakaj) është personi i cili ka mbetur i vrarë ditën e sotme me armë zjarri në fshatin Balldre.
Dyshohet se ngjarja ka lidhje mes hakmarrjes mes fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, por ende asgjë nuk është vërtetuar.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Lajmi kryesor: