Një 31 -vjeçar nga Mati akuzohet se i ka hequr lirinë një 14 vjeçareje, duke e mbajtur pa dëshirën e saj në banesë.
Por sapo ka mësuar për praninë e efektivëve të Policisë në fshatin Frankth, i riu Ergys Kërtuka ia ka mbathur në drejtim të paditur dhe e ka lënë të miturën në banesë. Uniformat blu po punojnë për kapjej e tij, ndërsa 14 vjeçarja është dërguar pranë familjes.
“Pas informacioneve të marra në rrugë informative, se një shtetas po mbante në banesën e tij, një të mitur pa dëshirën e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në zonën e sinjalizuar, për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për arrestimin e autorit.
Shtetasi E. K., 31 vjeç, banues në fshatin Frankth, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në fshat, për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, 31-vjeçari, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet.
Vijon puna për kapjen e shtetasit E. K.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e Policisë.