Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me drogë në makinë. Roland Kulla me banim në Santa Croce Camerina, në Sicili, ishte duke udhëtuar me makinën e tij në të cilën mbante 8 kilogramë drogë (5 kg e 800 gr hashash dhe 2 kg kokainë), të fshehura mirë në pjesën e poshtme të makinës, një “Mercedes A Class”.

Pas kontrollit, me ndihmën e qenve, policët gjetën ngarkesën e madhe me drogë të ndarë në pako celofoni të ngjeshur në fund të dyfishtë, gjë që tregon se makina ishte e destinuar për transportin e drogës.

Mediet italiane raportojnë se Kulla është një transportues i zakonshëm i sasive të mëdha të drogës, ndoshta në emër të palëve të treta.