Është arrestuar në Roterdam të Holandës, Hektor Mahmutaj, shqiptari i kërkuar nga Interpoli, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje.

Tashmë pritet kërkesa nga pala shqiptare për të bërë ekstradimin e tij në atdhe për të vuajtur dënimin për vrasjen e një bariu në një fshat të Fierit. Mahmutaj ishte duke udhëtuar me një makinë të vjedhur dhe në momentin e kontrollit ka rezultuar me letra false greke.

Hektor Mahmutaj prej disa vitesh jetonte duke u fshehur në Angli, por u zbulua pas denoncimit të ish-gruas për armëmbajtje pa leje. Në atë kohë, ai mundi të shmangë ekstradimin. Në vitin 2007, Mahmutaj ishte në Liverpul, ku u dënua me 2.5 vjet burg për armëmbajtje pa leje.