Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali. Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën një 50-vjeçat shqiptar. Viktima është identifikuar si Artur Çela.
Shqiptari mësohet se ishte nga Tirana dhe jetonte prej shumë vitesh me familjen në Itali. Raportohet se 50-vjeçari po udhëtonte me një motor kur u përplas me një makinë. Drejt vendit të ngjarjes shkuan zjarrfikësit dhe urgjenca, por nuk u arrit të bëhej asgjë për të pasi ai kishte humbur jetën.
Dyshimet e para janë që aksidenti është shkaktuar si pasojë e një parakalimi të gabuar të shqiptarit, por kjo pritet të vërtetohet në vijim. Çela jetonte me familjen në Concordia Sagittarian prej 20 vitesh dhe punonte në ndërtim.