Një aksident i rëndë ndodhi mbasditen e sotme në Tiranë pranë Kopshtit Zoologjik, ku një i ri humbi jetën.

Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Arjon Shaja, ëndrrat e të cilit u prenë në mes.

I riu ishte student i Akademisë së Sigurisë dhe ëndërronte që një ditë t’i shërbente qytetarëve duke i mbrojtur ata nga krimi dhe aksidentet, por sot fatkeqësisht një i tillë i mori jetën.

Policia sqaronte se viktima ndërsa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, është përplasur me një tjetër makinë, e si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së mjetit, ka gjetur vdekjen në vend.

Shkak dyshohet se është bërë lagështia dhe shpejtësia.