Lista e plotë e personave që kanë të drejtë të marrin pronën për qytetet: Tiranë, Vlorë, Korçë, Durrës, Shkodër dhe Berat

Enti Kombëtar i Banesave ka publikuar ditën e djeshme, listën e pronarëve që përfitojnë strehim nga lirimi i pronave të tyre nga qiramarrësit. Kështu, në zbatim të Aktit Normativ, i cili ka hyrë në fuqi ligjore nr. 3, datë 01.08.2012, Nr. 82/2012, datë 13.09.2012, “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë të subjekteve të shpronësuara”, gazeta “Republika”, publikon listën e plotë me emrat e pronarëve dhe atyre që jetojnë në ish-pronë. Bëhet fjalë për pronarët dhe qiramarrësit e banesës, përkatësisht për këto qytete: Tiranë, Vlorë, Korçë, Durrës, Shkodër dhe Berat.

Akti normativ

Po japim një pjesë të përmbajtjes së Aktit Normativ. “Në aktin normativ, bazuar tek neni 1, përcaktohet qartë lirimi dhe dorëzimi i banesës nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, emrat e të cilëve janë dërguar nga Enti Kombëtar i Banesave në Bankën Kombëtare Tregtare, në vijim referuar BKT-së, për kreditim, në kushtet deri 30 vjet afat, me 0 (zero) për qind interes vjetor, sipas programit social të trajtimit me kredi të lehtësuar nga shteti, në zbatim të udhëzimit nr. 6257, datë 2.9.2008, “Mbi përcaktimin e masës së subvencionit për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti”, të ministrit të Financave dhe ministrit të Punëve, Publike dhe Transportit, të ndryshuar, apo që duhet të aplikonin për këtë projekt strehimi, brenda datës 1 nëntor 2012”,- thuhet në akt.