Era e fortë ka përmbysur një kamionin në urën e Milotit. Shkak është era e fortë, e cila prej dy ditësh po shoqëron rajonin e Lezhës dhe më gjerë.

Ngjarja ka ndodhur në superstradën Lezhë – Laç, pranë urës së Milotit. Raportohet se nga rrëzimi i kamionit nuk ka pasur persona të lënduar.

Kamioni udhëtonte nga Miloti për në Lezhë dhe ishte i ngarkuar me polisterol.