Zoti deshi që Ermela të jetojë. Ajo sot feston Krishtlindjen e saj të parë njësoj si gjithë fëmijët që erdhën në jetë në 2015. Por, ama për një gjë ajo është ndryshe. Ka lindur për së dytë.

Foshnja u braktis me 2 dhjetor, pak ditë pasi kishte lindur, në një kontenier plehrash në zonën e Yzberisht në Tiranë. Të qarat e saj ndalën një kalimtar. Ai lajëmroi policinë dhe me urgjencën e Tiranës e trasnportuan në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Për tre javë në luftë me vdekjen, ajo sot gëzon shëndet në plotë dhe rrethohet nga dashuria e stafit mjekësor të maternitetin Koço Glozheni.

Në ditën e Krishtlindjeve në shërbimin prenatal të këtij maternitetit mjekët u kujdesën për veshjen, lodrat, ledhatimet dhe ninullat. Muajin tjetër Ermela do të shkojë në shtëpinë e femijës.

Historia e saj ka prekur disa familje në tiranë që presin ta birësojnë. Një proçedurë tjetër kjo që pritet të ndiqet gjatë vitit 2016, për ti gjetur një familje të denjë për Ermelën.