Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës ka ndërhyrë në fillim javë për të shembur betonimet e paligjshme që kishin ngushtuar kanalin kullues në lagjen nr.14.

Mjetet e rënda kanë ndërhyrë në zonën poshtë mbikalimit tek Ura e Dajlanit, duke bërë të mundur zgjerimin e kanalit, ku grumbullohen ujërat në kohë me reshje.

Prishja e tyre garanton sipas kryebashkiakes Valbona Sako evitimin e përmbytjeve në zonën e Shkozetit.

Përfundon prishja e betonimeve të paligjshme që ngushtonin kanalin qëndror kullues në lagjen 14 poshtë Urës së Dajlanit. Lirimi dhe pastrimi i këtij kanali parandalon përmbytjet në zonën e Shkozetit”,- shkruan Sako në rrjete sociale.

Në të njëjtin vend, në nëntor 2013, u shemb një kompleks turistik që pretendohej se ishte ndërtuar pa leje dhe kishte zënë hapësirën publike.