Edhe pse duket se është dyshja më impresionuese për momentin në garat e Formula 1, ajo shumë shpejt edhe mund të kthehet në duelin më të egër mes dy pilotëve të së njëjtës skuadër. Ky është mendimi që ka shefi i skuadrës Red Bull, Christian Horner, për dy pilotët që ka përzgjedhur për skuadrën e tij.“Është padyshim dyshja më impresionuese në garë. Është gjithçka në dorë e tyre në momentin që janë në timon. Lidhja mes tyre është shumë e re dhe normal që tani nuk mund të ketë problem. Por do të jetë e pashmangshme nëse ata do të vazhdojnë të garojnë së bashku edhe për 2-3 vitet e tjera dhe sigurisht për objektiva të tjera”, u shpreh Horner. Verstappen ju bashkua skuadrës Red Bull në garën e katërt, në Barcelonë dhe që në debutimin e tij arriti të merrte edhe fitoren e parë të karrierës. Në garën e fundit, atë për Çmimin e Madh të Gjermanisë, ai punoi shumë mirë me shokun e skuadrës dhe me pikët që morën së bashku i rrëmbyen vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm Ferrarit.Më pas shefi i Red Bull flet me superlativa për Vestappen, një 18-vjeçaren që po bën një kampionat të shkëlqyer, mes kaq shumë kampionësh bote. “Për të gjithë është shumë impresionuese që një pilot kaq i ri të tregojë një maturim të tillë dhe ai po e mbron veten si një yll i së ardhmes. Ai është një pilot shumë i mirë dhe këtë gjë e ka treguar në të gjitha garat, përjashtuar Montekarlon. Pilotimi, aftësitë dhe vendosmëria e tij janë të pastra”, deklaroi Horner, ndërsa justifikon edhe australianin Ricciardo. “Ai ka qenë pak i pafat. Ai është shumë luftarak dhe ai e di mirë se cili është potenciali që ka ai dhe skuadra. Jam i bindur që do të shikojmë një pjesë të dytë të sezonit shumë të fortë për të”, përfundoi Horner.
F1, Horner: Nervozizmi i pilotëve i pashmangshëm
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dario Baccin është drejtori i ri sportiv i Interit, Marotta: Zgjedhje inovative
Pagat e magjistratëve, Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj Ministrisë së Financave: Qëndrim kundër vendimit të Kushtetueses, mund të ketë kallëzim penal
Hetimet për Ballukun, merret në pyetje nga SPAK biznesmeni Alban Eftimi
Sherr mes dy shoferëve të furgonëve në Kavajë, njëri dëmtohet në kokë





