Mëngjesin e sotëm ka nisur në të gjitha zyrat postare shpërndarja e Pakos së Madhe të përgatitur nga qeveria Rama.

Pensionistët kanë nisur të marrin që nga dita e sotme, krahas pensionit mujor edhe shpërblimin prej 8000 lekësh, të cilin ekzekutivi e shpërndau për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës.

Por çfarë mendojnë pensionistët durrsakë për këtë ndihmë monetare që qeveria po u akordon në këtë fillim vit.

Për mikrofonin e “DurrësLajm” disa deklarojnë se kjo shumë është e papërfillshme, sepse pensionet janë shumë të ulta. Sipas tyre, ndërhyrja e vërtetë e qeverisë duhet të ishte për rritjen e pensionit mujor për t’i garantuar moshës së tretë një jetesë dinjitoze.

Ndërsa të tjerë falenderojnë kreun e ekzekutivit për këtë ndihmë, që vjen pas shpërblimit në vlerën 5000 lekë të reja që 695 mijë pensionistë përfituan për Vit të Ri.

M.B.