Pas daljes nga “Big Brother VIP 2”, Kiara Tito ka marrë dhurata të shumta nga fansat e saj të shumtë. Buqetat e bukura me lule kanë qenë aq të shumta, sa një ndjekës i ka dhënë një ‘këshillë’ moderatores së njohur.

Duke qenë se ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri i poston këto dhurata në rrjetet sociale, si një falënderim për fansat, dikush i ka dhënë një ide se çfarë mund të bëjë me to.

“O për Zotin hap një dyqan lulesh”, i ka shkruar dikush.

Këtë mesazh Kiara ka vendosur që ta publikojë në “Instastory” dhe duke qeshur i përgjigjet shkurt:

“Shumë shpejt”.

Dhe nuk ka vonuar shumë dhe Kiara ka publikuar në story një fotomoontazh me “dyqanin” e saj të luleve.