Edhe kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali ka uruar ish-liderin e së majtës, Fatos Nanon në 70-vjetorin e lindjes së tij.

Me anë të një postimi në Facebook, kryebashkiaku shkruan se “kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer!

Postimi i plotë:

Mentori im!
Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot!
Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!
Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer!
Shëndet e jetë të gjatë!