MILANO – Web-i dhe zakonet e përdoruesve të internetit kanë ndryshuar shumë që kur është shfaqur online YouPorn. Nga viti 2006 kur është hapur ky sajt e deri sot, përdoruesit të gjithë së bashku kanë shpenzuar 1.2 milionë vjet duke parë në YouPorn rreth 735 mijë filma për të rritur. 

Në total videot online hard të pornos kanë mbledhur 93 miliardë shikime, duke llogaritur që rreth ekranit janë mbledhur miliona persona. Por për çdo hyrje apo regjistrim i tyre, në total numërohen 7 miliardë përdorues, duke kaluar dhe banorët e rruzullit tokësor. 
Me një mesatare i bie që secili përdorues i YouPorn ka parë gjithsej 14 filma që zgjasin nga 11 minuta secili. 

Këto të dhëna janë mbledhur në motorin e kërkimit për video pikante si Pornwatchers, citon Corriere. 

Pas këtij rrjeti fshihet një komunitet i gjerë përdoruesish që shprehin dhe mendimin me komente në këto video. Kështu nuk mungon dhe shpirti kritik, ku në 158 milionë vlerësime, vetëm 63 për qind janë pozitive. E megjithatë kjo nuk ndalon prodhimin e videove porno, ku 22 mijë video karikohen online çdo muaj, duke dëshmuar sesa aktiv është ky sajt. 

Nga disa statistika të mëparshme doli që porno shihej veçanërisht gjatë orarit të punës. Por kush mendon se fenomeni është i kufizuar vetëm në një konsum mes çiftit mbrëmjeve, apo vetëm meshkuj gabon. 70% e trafikut në pornografinë në internet është gjatë orëve 9 të paradites deri më 17:00 të pasdites, dhe si ditë e preferuar është e diela. Madje, një e treta e përdorueseve janë femra.