Carlos Sainz ka rinovuar kontratën me Ferrarin në Formula 1 deri në vitin 2024. Njoftimi është dhënë edhe në llogaritë e pilotit spanjoll dhe skuadrës nga Maranello në rrjetet sociale. Është rënë dakord që Carlos Sainz ta pilotojë “Kokëkuqen” edhe dy vite të tjera. Piloti spanjoll ka folur me shumë entuziazëm me rastin e njoftimit:“Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën time me Ferrarin.

Gjithmonë kam thënë se në Formula 1 nuk ka ekip më të mirë për të garuar dhe pas më shumë se një viti me këtë skuadër mund të them se kjo përvojë ka shkuar përtej pritshmërive të mia. Uniforma e kuqe dhe përfaqësimi i Ferrarit është një nder i madh për mua. Jam krenar që do ta vazhdojmë këtë aventurë së bashku. Sezoni im i parë në Maranello ishte solid dhe konstruktiv, ne kemi rritur së bashku dhe rezultatet e punës së bërë po shfaqen në fillim të këtij sezonit”.