Kryedemokrati Lulzim Basha i ka uruar festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Basha nënvizon se gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë të ekzistojë për të gjithë shqiptarët.

Urimi i Lulzim Bashës:

“Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!

Ju uroj nga zemra Gëzuar për shumë vjet festën e Kurban Bajramit!
Sakrificat dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara! Në familjet tuaja mbizotëroftë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët!

Tradita juaj e ndarjes së të mirave me të afërmit dhe fqinjët në nevojë është shenjë e madhe e përgjegjësisë që ju ndjeni ndaj vendit.

Zoti ju bekoftë juve dhe familjeve tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, shkruan Basha.