Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bënë të ditur se gjatë kësaj periudhe do të ketë një traget më shumë në linjë, i cili do t'i shtohet pesë trageteve të zakonshëm që lundrojnë në muajt me ngarkesë normale.

Lundrimet shtesë janë parashikuar kryesisht në linjën Bari – Durrës e kthim, në të cilën lëviz numri më i madh i udhëtarëve dhe automjeteve.

Si çdo fundvit, edhe në kapërcyellin e viteve 2018 – 2019 parashikohet një rritje e ndjeshme e numrit të udhëtarëve vendas që preferojnë të udhëtojnë me tragete drejt portit të Durrësit, për t’iu drejtuar më pas familjeve të tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.