Më shumë se 600 nxënës të 24 shkollave 9-vjeçare të Durrësit shpalosën ditën e sotme talentin e tyre në valle, këngë e lojëra popullore.
Ata ju bashkuan edicionit të 8-të të Festivalit i të Ansambleve Popullore, të organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve.
Me kostume popullore të trevave të ndryshme të vendit tonë, ata performuan në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, para jurisë profesionististe që do të përzgjedhë numrat që do të kalojnë në finalen e 17 shkurtit.
Përgjegjësi isektorit të veprimtarive masive në QKF, Arjan Plaku, u shpreh për “DurrësLajm” se të gjitha performancat e fëmijëve kanë një rritje cilësore krahasuar me edicionet e kaluara dhe për këtë një meritë të veçantë kanë mësuesit respektivë, në secilën shkollë pjesëmarrëse në festival.
Në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, do të shpallen shkollat fituese të këtij edicioni, sepse siç thekson koreografi Plaku “nuk ka më bukur sesa t’i festosh festat kombëtare me vallet dhe këngët popullore të trashëguara brez pas brezi”.