Alis ka dhuruar një performancë mbresëlënëse në finalen e edicionit të 70-të të Eurovision me këngën “Nan”, duke tërhequr vëmendjen e publikut europian.
Artisti nga Shkodra u ngjit i pesti në skenën madhështore dhe mahniti me interpretimin e tij të ndjerë dhe plot emocion. Përveç vokalit, performanca e tij mori një tjetër dimension me pjesëmarrjen e aktores Rajmonda Bulku. Pjesëmarrja e saj e bëri mesazhin e këngës më të prekshëm për publikun.
“Nan” është një baladë e ndjerë që trajton një temë shumë të ndjeshme për shqiptarët në tërësi, emigrimin dhe boshllëkun që lënë pas njerëzit e dashur.
Sipas rregullores së festivalit evropian, publiku nuk mund të votojë për përfaqësuesin e shtetit të vet nga brenda atij territori.
Por shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund ta votojnë Alisin me kodin 05.









